Kupa Bashkisë Tiranë

Bashkia Tiranë,  nëpërmjet Drejtorisë së Sporteve Profesionale dhe Komunitare dhe ne bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë dhe Federatën Shqiptare te Basketbollit, organizojnë projektin sportiv  “Kupa Bashkise Tirane”, per periudhën 25 Maj-06 Qershor 2016, me pjesëmarrjen e 16 gjimnaze publike të Tiranës.

Vizioni i këtij projekti është  gjallërimi i jetës sportive në  përgjithësi dhe asaj të basketbollit në veçanti në shkollat e qytetit të Tiranës,

Ky projekt ka si objektiva kryesore:

  • Nxitjen dhe inkurajimin e sportisteve te reja prane shkollave të mesme;
  • Gjallërimin e jetës sportive, nëpërmjet zhvillimit te sportit;
  • Zhvillimi i edukimit në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;
  • Promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre;
  • Krijimin e traditës sportive nëpërmjet Bashkisë Tiranë, në zhvillimin e kapaciteteve sportive rinore në të ardhmen;

Në këtë aktivitet, do të marrin pjesë 16 shkolla te mesme të ndryshme të kryeqytetit, ku ndeshjet ndërmjet tyre do të zhvillohen në ambjentet e shkollave,  duke krijuar nje atmosferë bashkëpunimi dhe  njohjeje ndërmjet të rinjve e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse.

Aktiviteti i plotë në të tri fazat do të zhvillohet si më poshtë:

Në fazën e parë, skuadrat do të ndahen në katër grupe me nga 4 skuadra në grup. Çdo grup   do të zhvillojë gjithsej 6 ndeshje. Në total në fazën e parë do të zhvillohen gjithsej 24 ndeshje.

Në fazën e dytë, dy skuadrat e renditura më mirë në çdo grup do të vazhdojnë duke formuar një grup të vetëm me 8 skuadra. Ndeshjet në këtë fazë do të zhvillohen për 2 javë me dy ndeshje në javë (te marte dhe te premte). Në këtë fazë do të zhvillohen gjithsej 12 ndeshje.

Në fazën e tretë,  4-skuadrat e renditura në 4-vendet e para, do të zhvillojnë takimet finale në dy ditë, dita e parë me eliminim 1me 4 dhe 2 me 3 dhe në ditën e dytë, skuadrat humbëse luajnë për vendet 3 dhe 4, si dhe skuadrat fituese do të luajnë për shpalljen e skuadrës fituese të aktivitetit të basketbollit për shkollat e mesme të Tiranës. Në këtë fazë do të zhvillohen gjithsej 4-ndeshje.  Në total do të zhvillohen 40-ndeshje.

Formula e zhvillimit të aktivitetit

Skuadrat ndahen në katër grupe me nga 4 skuadra secili grup.

    Grupi 1                          Grupi 2                         Grupi 3                      Grupi 4

1-Partizani                    1- P.N.Luarasi                1- Cajupi               1-Ismail Qemali

2- Sandër Prosi                2-Besnik Sykja               2-Sinan Tafaj            2-Mylym Keta

3- Sami Frashëri              3-Arben Broci                        3-Qmal Stafa             3-Abdulla Keta

4- Aleks Buda                  4-Asim Vokshi           4-Eqerem Cabej         4-Shkolla Ekonomike

 

Në fazën e parë do të ndeshen skuadrat simbas kësaj formule:

Dita e parë                                    Dita e dytë                              Dita e tretë

1_______4                                   1_______3                              1_______2

2_______3                                   4_______2                              3_______4

Gjithsej në këtë fazë zhvillohen 24-ndeshje.

Në fazën e dytë skuadrat do të ndeshen sipas kësaj formule:

Dita e parë                                    Dita e dytë                               Dita e tretë

1_______ 4                                  1________3                            1________2

2_______ 3                                  2________4                            3________4

5_______ 6                                  5________7                            5________8

7_______ 8                                  6________8                            6________7

Gjithsej në këtë fazë do të zhvillohen 12-ndeshje për 2-javë.

Faza e tretë.  4-skuadrat e renditura në 4-vendet e para, zhvillojnë ndeshjet në   dy ditë me sistemin e eliminimit;

Dita e parë: 1 – 4 dhe 2 – 3.

Dita e dytë: Skuadrat humbëse për vëndet e 3 – 4 dhe skuadrat fituese do të luajnë për vëndin e parë dhe shpalljen fitues të këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Ndeshjet e ½ finaleve dhe te finaleve , do te zhvillohen ne  sallën “Farie Hoti”, pranë klubit sportiv “Tirana”.