Tirana në Sport

Bashkia Tiranë,  nëpërmjet Drejtorisë së Sporteve Profesionale dhe Komunitare dhe ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore Tirane dhe Federaten Shqiptare te Futbollit, organizojnë projektin sportiv  “ Tirana ne Sport”, per periudhen 12-27 Maj 2016, me pjesemarrjen e 16 gjimnaze publike të Tiranës.

Vizioni i këtij projekti është  gjallërimi i jetës sportive në  përgjithësi dhe asaj të futbollit në veçanti në shkollat e qytetin e Tiranës,

Ky projekt ka si objektiva kryesore:

  • Nxitjen dhe inkurajimin e sportisteve te rinj prane shkollave të mesme;
  • Gjallërimin e jetës sportive, nëpërmjet zhvillimit te sportit;
  • Zhvillimi i edukimit në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;
  • Promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre;
  • Krijimin e traditës sportive nëpërmjet Bashkisë Tiranë, në zhvillimin e kapaciteteve sportive rinore në të ardhmen;

Në këtë aktivitet, do të marrin pjesë 16 shkolla të ndryshme të kryeqytetit, ku ndeshjet ndermet tyre do te zhvillohen ne ambjentet e shkollave,  duke krijuar nje atmosfere bashkepunimi dhe  njohjeje ndërmjet të rinjve e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse.

Skuadrat do të ndahen në 4 grupe me nga  4 skuadra si më poshtë:

Grupi 1.

  1. N. Luarasi
  2. Besnik Sykja
  3. Hoteleri Turizëm
  4. Arben Broci

Ndeshjet zhvillohen në shkollën P. N. Luarasi.

Grupi 2.

  1. Partizani
  2. Ismail Qemali
  3. Sami Frashëri
  4. Harry Fultz

Ndeshjet zhvillohen në shkollën Partizani.

Grupi 3.

  1. Çajupi
  2. Sinan Tafaj
  3. Qazim Turdiu
  4. Eqerem Çabej

Ndeshjet zhvillohen në shkollën Çajupi.

 Grupi 4.

  1. Ndroqi
  2. Farka
  3. Mulleti
  4. Katundi i ri

Ndeshjet zhvillohen ne Vaqarr.

 

Ndeshjet do te zhvillohen me formulën:

Dita e parë;

1 vs 3,2 vs 4

Dita e dytë;

2 vs 3 , 1 vs 4

Dita e tretë;

1 vs 2, 3 vs 4

Në përfundim, kualifikohen për në 1/2 finale,  ekipet e klasifikuara të parat në çdo grup.

Ndeshjet e ½ finaleve, do te zhvillohen ne  sallen “Farie Hoti”, prane klubit sportiv “Tirana”.

Dy ekipet qe do te dalin fituese nga grupi ½ finalist, do te ndeshen ne Finale, perseri ne sallen “Farie Hoti”, prane klubit sportiv “Tirana”.