Karburante

KARBURANTE

Lista e dokumentave :
A. Aplikimi për herë të parë
-Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto; dokument origjinal.
-Certifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit; fotokopje e noterizuar
-Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës; (origjinale ose fotokopje e noterizuar)
-Certifikatën e kalibrimit të eneve dhe të aparateve të shitjes leshuar ga organet e metrologjise dhe kalibrimit.;
-Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin;

B. Aplikim për rinovim
-Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto;
-Certifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit;
-Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës;
-Certifikatën e kalibrimit të eneve dhe të aparateve të shitjes leshuar ga organet e metrologjise dhe kalibrimit.;
-Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin;
-Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve vendore; (origjinale ose fotokopje e noterizuar)
-Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore, përfshirë sigurimet shoqërore, (origjinale ose fotokopje e noterizuar)
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 30 ditë
Vendi : Pranë Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarëve në Bashkinë Tiranë
Lista e dokumentave :
A. Aplikimi për herë të parë
-Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto;
-Projektin teknologjik të depove dhe të linjave, të miratuar nga organet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të mjedisit dhe të mbrojtjes nga zjarri. Projekti teknologjik për depot dhe linjat që përdoren për depozitimin dhe shitjen e gazit të lëngshëm të naftës duhet të jetë i miratuar edhe nga organet përkatëse të kontrollit të pajisjeve nën presion;
-Çertifikatën e Pronësisë me përshkrimin në kartelën e pasurisë “Pikë karburanti”, bashkëngjitur hartën treguese, të lëshuar tre muajt e fundit nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme , sipas Urdhëresës së Kryetarit nr. 22346 date 19.01.2016 ;
-Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës; (origjinale ose fotokopje e noterizuar)
-Çertifikatën e kalibrimit të rezervuarëve, të vendosur në stacion, dhe të matjes së aparateve të shitjes së karburanteve dhe gazit të lëngshëm të naftës, nga DPM-ja ose organet e autorizuara për këtë qëllim;
-Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin;
-Rregjistrimin e markës tregtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave;
-Subjekti mban përgjegjësi për garantimin e sigurisë për hyrje-dalje në rrugë, deri në daljen e akteve nënligjore nga Këshilli i Ministrave, për lëshimin e Autorizimit për pajisjen e subjektit me lejen e hyrje-daljeve në rrugë (Origjinal ose fotokopje e noterizuar) sipas urdhëreses së Kryetarit nr. 22346 date 19.01.2016;
-Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve vendore. (origjinale ose fotokopje e noterizuar)

B. Aplikim për rinovim
-Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto;
-Çertifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit;
-Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës;
-Çertifikatën e kalibrimit të eneve dhe të aparateve të shitjes leshuar nga organet e metrologjise dhe kalibrimit;