Shërbimi Social

Shërbimi Social

Lista e dokumentave :
- Kërkesë me shkrim nga nxënësi, studenti ose prindi;
- Çertifikatë e përbërjes familjare të nxënësit apo studentit;
- Vërtetim nga njësia administrative ku është i regjistruar si banor;
- Vërtetim si nxënës/student i vitit të parë i shkollës së mesme/të lartë;
- Vërtetim që nuk është ngelës;
- Vërtetim nga konvikti për nxënësin/studentin që jeton në konvikt;
- Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit;
- Fotokopje e noterizuar e statusit të invalidit paraplegjik/tetraplegjik;
- Fotokopje e noterizuar e statusit të personit që nuk dëgjon;
- Fotokopje e noterizuar e statusit të të verbrit;
- Fotokopje e noterizuar e vendimit të gjykatës për nxënësit/studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore;
- Fotokopje e noterizuar e Medaljes së Artë, të fituar në mbarim të shkollës së mesme;
- Fotokopje e noterizuar e çertifikatës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për më të mirët e Maturës Shtetërore, për vitin 2014-2015;
- Vërtetim që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës;
- Vërtetim për nxënësit në shkolla profesionale që janë nga komunitet rom apo egjiptian;
- Vërtetim për nxënës/student që janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikimit;
- Deklaratë ekonomike familjare (neto);
- Dokumentacioni që vërteton të ardhurat e trungut familjar:
* Vërtetimin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat (neto) për kryefamiljarin apo personat e tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune.
* Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për anëtarët e familjes të vetëpunësuar;
* Në rast se nuk janë në marrëdhënie pune, vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesit social pranë njësive bashkiake, për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike. Vërtetimet të kenë numrin e kartelës së personit;
*Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesit social pranë njësive bashkiake, për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
*Vërtetim nga Zyra e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
* Vërtetim nga Dega e Sigurimeve Shoqërore në rast se prindërit janë në pension, duke përcaktuar pensionin dhe shtesat e tjera. Vërtetimi të ketë dhe numrin e kartelës së personit;
* Vërtetim nga Zyra e Tatimeve, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes nëse kanë apo jo veprimtari private;
* Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për zotërim prone, e cila përdoret me qëllime përfitimi financiar, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes;
* Vërtetimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vendit të origjinës, për zotërim prone, e cila përdoret me qëllime përfitimi financiar për të gjithë anëtarët madhorë të familjes;
* Vërtetim nga shkolla për fëmijët e tjerë të familjes, të cilët janë në marrëdhënie shkolle.
* Vërtetim nga institucionet përkatëse për pjesëtarë të familjes që janë ushtarë, jashtë shtetit
Afati– Lajmërimi mbi afatin kohor të aplikimeve afishohet nga Njësia Administartive gjatë muajit Shtator. Përgjigjet e aplikantëve fitues merren brenda datës 31 Dhjetor
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
SHKARKO FORMULARIN
Lista e dokumentave :
- Çertifikata e gjëndjes familjare me shënimet përkatëse.
- Fotokopje të kartave të identitetit për personat mbi 18 vjeç.
- Vërtetim shkolle për ata që ndjekin arsimin e mesem apo të lartë.
- Vertetim shkolle për fëmijët që ndjekin arsimin 9-vjecar.
- Librezat e vaksinimit për fëmijët.
- Fotokopje e librezës së energjisë elektrike.
- Çertifikatën e pronësisë së tokës ose tapinë e tokës.
- Vërtetim page për personat e punësuar.
- Vërtetim page nga sigurimet shoqërore.
- Vërtetim I vuajtjes së dënimit për personat e ndaluar.
- Urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për personat që e përfitojnë atë me vendim gjykate.
- Statusin e noterizuar të jetimit lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.
- Fotokopje të raportit mjeksor për personat me aftësi të kufizuar ose invalid pune.
Afati kohor i dhënies së shërbimit – Aplikimi realizohet nga data 1 deri në datën 10 të çdo muaji. Përgjigja për përfitim të ndihmës ekonomike merret brenda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
1- Dokumentacioni për përfitimin e pagesës paraplegjikë, tetraplegjikë
* Fletë-drejtimi për KEMP
* Fletë-dalje spitali.
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje kartës së identitetit për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata persona nën16 vjec.
* Kërkesë me shkrim për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike për status para/tetraplegjikë.
* Foto (për statusin e paraplegjik).
* Fotokopje e noterizuar e statusit.
* Dokumentacioni për përfitimin e energjisë elektrike dhe telefonisë fikse.
2- Dokumentacioni për Kujdestarët:
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje e kartës së identitetit (nëse Kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
* Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
* Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
* Të verbërit që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si: çertifikate familjare, raportin e kujdestarit
Afati – Brenda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
1- Lista e dokumentave për përfitim pagesë për verbërinë
* Fletë-drejtimi për KEMP.
* Fletë-dalje spitali.
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjec ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjec.
* Kërkese me shkrim për tu trajtuar me ndihmë ekonomike për status paraplegjikë dhe tetraplegjike.
* Foto (për statusin e verbërisë).
* 2 (dy) fotografi për përgatitjen e librezës së verberisë.
2- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
* Çertifikatë familjare.
* Fotokopje e kartës së identitetit (nqs Kujdestari është jashtë familjes,karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
* Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
* Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort ti kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
* Kur personat e verbër rikomisionohen, ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrize përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.
* Personat e verbër që e kanë afatin e trajtimit të përhershëm rinovojnë cdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si:
* çertifikatë familjare,
* raportin e kujdestarit, etj
* Dorëzimi i dokumentacionit për përfitimin e rimbursimit të energjisë elektrike.
Afati – Brenda muajit.
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
1- Invalidët e punës që kanë statusin e përhershëm të invaliditetit duhen të paraqesin dokumentat si më poshtë (një herë në vit):
- Kërkesë me shkrim (për invalidet me afat të përhershëm) (çdo vit)
- Çertifikatë familjare (çdo vit)
- Fotokopje kartë identiteti (çdo vit)
- Vërtetimin e KEMPIT (fotokopje) ( paraqitja vetëm njëherë)
- Vërtetimin e SigurimeveShoqërore sipas kategorisë së semundjes (vetëm një herë)
2- Invalidet e punës që rikomisionohen çdo vit paraqesin:
- Kërkese me shkrim (për invalidet me afat të përhershëm) (çdo vit)
- Çertifikatë familjare (çdo vit)
- Fotokopje kartë identiteti (çdo vit)
- Vertetimin e KEMPIT (fotokopje) (një herë në vit)
- Vërtetimin e Sigurimeve Shoqërore sipas kategorisë së sëmundje (një herë në vit ).
3- Invalidët e punës që rikomisionohen çdo 6 ( gjashtë) muaj paraqesin:
- Kërkese me shkrim (per invalidet me afat të përhershëm) ( çdo 6 muaj)
- Çertifikatë familjare ( çdo 6 muaj)
- Fotokopje kartë identiteti ( çdo 6 muaj)
- Vërtetimin e KEMPIT ( fotokopje) ( çdo 6 muaj)
- Vërtetimin e Sigurimeve Shoqerore sipas kategorisë së sëmundjes (çdo 6 muaj)
Afati – Benda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Kërkesë me shkrim
- Fletë- drejtimi për KEMP.
- Fletë- dalje spitali.
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjeç ose çertifikatë me foto për ata nën 16 vjeç.
- Deklaratë me shkrim që nuk ka qënë dhe nuk është i punësuar në sektorin shtetëror apo privat dhe është resident në Shqipëri (Për personat mbi 18 vjeç).
- Vërtetim nga Dega ushtarake për kryerjen ose jo të Shërbimit të detyruar Ushtarak (për meshkujt mbi 18 vjeç).
- Grafi,analiza laboratorike, sipas dignozave përkatëse.
- Vlërësim social-ekonomik nga Qëndra e Shëndetit Mendor.
1- Kujdestarët për të marrë pagesën paraqesin këto dokumenta:
- Çertifikatë familjare.
- Fotokopje e kartës së identitetit (nëse Kujdestari është jashtë familjes, karta e identitetit do të jetë e noterizuar).
- Raporti mjeko-ligjor, ku theksohet se ai është i aftë për kujdesje.
- Deklaratë noteriale që kujdestari është dakort t’i kryejë të gjitha shërbimet dhe i sëmuri është dakort që ky person të jetë kujdestari i tij.
2- Personat e paaftë që e kanë afatin e trajtimit jo të përvitshëm rinovojnë çdo vit dokumentacionin në dosjen e tyre si :
- çertifikatë familjare, raportin e kujdestarit, etj.
- Kur personat e paaftë rikomisjonohen ata në vend të fletës së drejtimit për KEMP dorëzojnë epikrizën përcjellëse si dhe dokumentacionin e mësipërm.
Afati – Benda muajit.
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
1- Dokumentat që duhet të dorëzojnë personat e familjes që ofrojnë shërbim kujdestarie:
* Kërkese me shkrim.
* Çertifikatë të gjendjes familjare dhe fotografi të prindërve.
* Dëshmi penaliteti për anëtarët e familjes mbi 14 vjeç.
* Raportin mjeko-ligjor që vërteton se prindërit e familjës kujdestari e janë të aftë fizikisht dhe mendërisht.
* Vërtetim të lëshuar nga qëndra e punës apo organet e tatim –taksave , mbi të ardhurat që kanë nga punësimi/vetëpunësimi prindërit dhe anëtarët e familjes.
* Dëftesë të shkollës për fëmijët e familjes kërkuese të cilët janë duke ndjekur shkollën/studimet.
* Referenca për familjen nga 2 persona (njëri prej të cilëve duhet të jetë përfaqësues i komunitetit në të cilën familja jeton).
2- Dokumenta të të miturit, të cilit i ofrohet shërbim kujdestarie:
* Çerifikatë personale e fëmijës me fotografi.
* 4 fotografi të fëmijes në këmbë.
* Çertifikatën familjare.
* Raportin mjeko-ligjor për gjendjen shëndetësore dhe psikike të fëmijës.
* Kopje të fletores së fëmijës për vaksinimet e kryera.
* Dëftesën shkollore për fëmijën, nëse fëmija frekuenton një të tillë.
* Vërtetim nga institucioni i përkujdesit shoqëror, nëse fëmija përfiton vërtetim mbi të ardhurat financiare të prindërve biologjikë.
* Vendimin e Gjykatës për marrjen në kujdestari nga familja aplikuese kujdestare.
* Raportet mbi takimet fillestare të fëmijëve dhe familjes.
* Planin individual të ofrimit të shërbimit të kujdestarisë.
* Fotokopje kartë për personat mbi 16 vjeç ose çertificatë me foto për ata nën 16 vjeç.
Afati - Brenda muajit
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Kartë Identiteti
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 7 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Kërkesa e qytetarit në zyrën e Ndihmës Ekonomike
- Vlerësimi social –ekonomik i personit të moshuar
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 7 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Çertifikatë Familjare.
- Vërtetim të lëshuar nga Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane.
- Vërtetim të lëshuarnga Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga ka ardhur .
- Vërtetim të lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë.
- Vërtetimit të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë.
- Vërtetimi i lëshuar nga Qëndra e Punës.
- Vërtetimi i lëshuar nga shkolla.
- Vërtetim të lëshuar nga Zyra Rajonale e Punësimit Tiranë.
- Vërtetim administratori. Afati– 10 ditë.
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Dokument identifikimi të kërkuesit
- Çertifikatë Familjare e kërkuesit
- Çertifikatë Familjare e personit që vuan dënimin në një nga institucionet e dënimit brenda - territorit të Republikës së Shqipërisë /Jashtë territorit të Republikës së Shqipëriesë.
A. Për personat që duhet t’i vërtetohet lidhja më e largët
- Çertifikatë trungu
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 10 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
-Dokument identifikimi të kërkuesit.
- Çertifikatë familjare.
Afati – 1 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Fotokopje të Kartës së Identitetit
-Çertifikatë Familjare
- Fotokopje të Librezës së Para/Tetraplegjikëve (Verbërisë) lëshuar nga SHSSH (Shërbimi Social Shtetëror) ose fotokopje të Vendimit të KMCAP
- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.
Afati – 1 muaj
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Kartë identiteti (fotokopje).
- Çertifikatë familjare.
- Vërtetim banimi me anën e të cilit vërtetohet se është banor i Njësisë Administrative .
- Adresë të saktë banesë dhe numër kontakti.
Afati kohor i dhënies së shërbimit – Breda ditës
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Kartë Identiteti e personit
Afati – 5 ditë pune.
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Dokument identifikimi të kërkuesit
- Çertifikatë personale
- Vertetim N/Administratori
- Dokument që vërteton se jeton jashtë shtetit
Afati – 7 ditë
Vendi : Pranë Njësisë Administrative përkatëse të Bashkisë Tiranë
Lista e dokumentave :
- Kartë Identiteti
Afati kohor i dhënies së shërbimit – Pa përcaktuar. Pas ardhjes së fondit dhe përgatitjes së borderove nga sektori i finances bëhet lajmerimi.
Vendi : Pranë Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarëve në Bashkinë Tiranë