Tirana Smart city

about-the-event

Pas dy dekada e gjysëm përpjekjesh për t’u kthyer në një metropol evropian, është koha që Tirana të krijojë një identitet unik dhe të marrë në dorë fatin e saj.

Politikëbërës, investitorë, donatorë, biznese, profesionistë e studentë u bashkuan në 20 janar në ambientet e Hotel Tirana për të marrë pjesë në konferencën Go Tirana Smart City, një nismë të përbashkët, që synonte identifikimin e problemeve apo mundësive të shumta që ofron qyteti dhe diskutimin e ideve për investim dhe ndërhyrje.

“Go Tirana Smart City 2016-2026”, ishte një paradë idesh dhe risish ekonomike, sociale e urbane, organizuar në bashkëpunim me UNDP Albania.

Konferenca u bazua në pesë koncepte kryesore:

Lëvizshmëria – Të lëvizim Lirisht

Është thelbësore që çdo qytetar të lëvizë pa vështirësi në qytet. Prioritetet tona janë: gjetja e zgjidhjeve për një sistem transporti të sigurt, të pastër dhe miqësor ndaj mjedisit; shpërndarja e informacionit në kohë reale me synim përmirësimin e transportit publik; ulja e ndotjes dhe e emetimit të dioksidit të karbonit. Në ditët e sotme ambientet e punës janë zhvendosur drejt zonave periferike dhe për profesionistët të cilët punojnë në këto zona ne duhet të sigurojmë akses në transport komod dhe të shpejtë.

Shoqëria – Drejtimi i energjisë dhe talentit të qytetarëve
Asesti më i vlefshëm i qytetit tonë janë njerëzit e tij – punëtorë, të përkushtuar dhe krijues, me dëshirë për të përqafuar e nxitur gjithmonë ndryshimin. Tirana e sotme është ndërtuar nga qytetarët e saj. Detyra jonë si politikanë është të gjejmë kanalet e duhura për të kanalizuar shprehjen e talentit dhe energjisë së qytetarëve të saj. Ne po mundohemi të organizojmë ambiente edukimi më të mira, më të shëndetshme dhe më të sigurta për të rinjtë e fëmijët, të cilat do të inkurajojnë pjesëmarrjen civile dhe do të krijojnë qytetarët e së ardhmes.

Jetesa – Një Qytet i Jetueshëm

Një qytet “smart” mundëson përmirësimin e jetesës së qytetarëve të tij me mënyra që ndihmojnë rritjen ekonomike dhe barazinë sociale. Çdo qytet modern ka si barometër cilësie dëshirën e qytetarëve për të jetuar, punuar dhe shpenzuar kohënë të. Një qytet i suksesshëm në këtë aspekt, përmbush nevojat primare të banorëve, por në të njëjtën kohë mbetet tërheqës, duke përmirësuar dhe zbuluar vetveten. Cilësia e jetesës varet në masë të madhe nga shërbimi shëndetësor, siguria, lehtësia e përdorshmërisë së shërbimeve publike, por edhe nga faktorë si ruajtja e trashëgimisë historike e kulturore dhe nga zhvillimi i saj. Ne duhet të ndërtojmë një qytet të jetueshëm për fëmijët tanë dhe në të njëjtën kohë të nxisim qytetarët tanë të jenë edhe më të pavarur dhe krijues.

Ekonomia – Të Ecim Përpara

Nje qytet i vetëmjaftueshëm mund të jetë i tillë, vetëm kur komuniteti përbëhet nga individë të cilët punojnë vazhdimisht për ta përmirësuar atë. Një qytet “smart” duhet të jetë një vend i dëshirueshëm për të jetuar, punuar dhe për të shpenzuar kohë të lirë. Ne mendojmë që çelësi ekonomik, për të vënë në lëvizje këtë proçes, konsiston në shpërndarjen e informacionit, zhvillimin e qendrave të biznesit, dhe në reklamimin e produkteve lokale unike.

Jeta Rurale – Thesari i Fshehur

Ndërkohë që qytetet e mëdha trupëzojnë aspiratat e kombit, fshatrat e fermat sigurojnë mirëqënien e tij. Një zhvillim i qëndrueshëm kërkon balancë ndërmjet modernizimit dhe identitetit tradicional, import, por edhe eksport vlerash, zhvillim urban, por edhe nxitje të jetës rurale. Jeta rurale “smart” përqëndrohet në zhvillimin e bazës ekonomike, të burimeve natyrore, në promovimin e sipërmarrjes dhe turizmit, dhe në ruajtjen e identitetit lokal.

Zbatimi i këtij plani kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe të koordinuara. Në këtë frymë, presim me padurim ide të reja e diskutime të hapura për të ardhmen e komunitetit tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.

I Juaji,

Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Tiranë

Smart city

L01 – Construction of a Greenhouse and Nursery for Plant Production

L02 – Adventure Park

L03 – Grand Park Info-Points

L04 – Management Plan for new Municipal Recreational Parks in Vaqarr, Farka and Kashar

L05 – Pellumbas Park – The Black Cave>

L06 – Reconstruction of the Amphitheater at the Tirana Lake Grand Park

L07 – Rehabilitation of clear cut and degraded forests in the Municipality of Tirana

L08 – The path of 1000 Cypress – Return to Identity

L09 – Tirana Tulip Garden

L10 – Upgrade of Monuments at the Tirana Lake Grand Park

L11 – Biological Treatment of Lana River

L12 – Tirana Folkloric Ensemble

L13 – “My Tirana Outdoor” Guide

L14 – Panoramic Train Line (Center – Grand Park & Zoo)

L15 – Paragliding Platform at “Dajti Balcony”

L16 – Playgrounds for People with Different Abilities

L17 – Reconstruction of the Tirana Zoo Park. A standardized and qualitative City Zoo

L18 – Water games and sailing in the lakes of Tirana

L19 – “The Cloud” – Art Pavilion at National Gallery Gardens

L20 – Tirana Park Rangers

L21 – Tirana Skate Park – Roller Skating Piazza – Skateboard Tracks

L22 – Air monitoring of Tirana city

L23 – Balkan’s Creative Cultural Capital

L24 – “Build an adventure”

L25 – Tourist hiking and biking paths and Infrastructure

L26 – Culture Bus – Mobile cultural center

L27 – Tirana Eco-Pavilion – TPRA Sustainable Building

L28 – TPRA Logistic Upgrade and Technological Equipment

L29 – The Recreational Urban Park of Mezezi

L30 – Sauk Panoramic Balcony

L31 – Tirana Animal Sanctuary Reservation combined with Recreational Services

L32 – Tirana Motor Sport Park

L33 – Tirana Cultural Center Revitalization

L34 – Tirana Urban Facades

L35 – Feasibility Study and Installation of Wastewater Treatment Plant at the Tirana Artificial Lake

L36 – Green Roofs for Tirana

L37 – Interactive information points

L38 – International Competition on Park Sculptures

L39 – Asian Gardens of Tirana

L40 – Neighborhood Library Network

L41 – Paulownia Hybrid Park of Tirana

L42 – Creating an Outdoor Biking Trail at the Tirana Lake Grand Park

L43 – Urban acupuncture

L44 – Urban Street Basketball

L45 – Set up of new public and private cemeteries (including wall cemeteries)

L46 – Outdoor Sports Park at the Tirana Lake Grand Park

L47 – Pick your own fruit orchard & flower sale

L48 – Recreational Sports Program Tirana

L49 – Tirana Parks System for Renewable Energy from Biomass

L50 – Tirana BMX Urban Park Biking and Extreme Sports

L51 – Tirana Climbing & Treetop Urban Park

L52 – Youth Philharmonic

L53 – Rin Fest 2016 (15th edition)

L54 – Solid Waste Management in Tirana

L55 – Tirana International Art’s Festival

L56 – Skorana Dam and Water Treatment Plant Construction

L57 – Bovilla Water Treatment Plant

L58 – Irrigation of Green Spaces

L59 – Purchase of Telescope Machines

L60 – Reconstruction of Greenhouses