Tirana Triathlon

Triatlon është një sport, që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Kjo garë argëtuese por në të njëjtën kohë edhe sfiduese, vjen për herë të parë në qytetin e Tiranës, organizuar nga Bashkia Tiranë.

Itinerari në harmoni me natyrën fantastike të liqenit të Farkës, do të përshkrojë distancat prej 750 m not, 10 km biçikletë dhe 5 km vrap, të zhvilluara njëra pas tjetrës nga i njëjti garues.

Shpërblimi për fituesit për secilën kategori femër/mashkull do të jetë:

– Vendi I 500€
– Vendi II 300€
– Vendi III 200€

Ftoni dhe miqtë tuaj tifozë, pasi nuk do të mungojë as After Party!

NOTO, PEDALO, VRAPO                                                SFIDA JE TI!

#TiranaTriathlon

Regjistrimi

Për të marrë pjesë si konkurent në Tirana Triatlon , fillimisht duhet të kësh mbushur moshën 18 vjeç ditën e garës. Më pas plotësohet Formulari i Regjistrimit, të cilin e gjeni në dritaren kryesore të faqens së internetit të Bashkisë Tiranë www.tirana.al.

Pasi të keni shkarkuar Formularin e Aplikimit dhe ta keni plotësuar atë qartazi me të gjitha të dhënat e kërkuara, mund ta dërgoni sërisht me E-Mail në adresën tiranatriatlon@gmail.com ose në hard copy pranë Drejtorisë së Sporteve Profesionale dhe Komunitare, Bashkia Tiranë.

Dita e garës

Starti i garës do të jetë ne orën 10:00 dhe shpërndarja e numrave garues do të fillojë nga ora 08:30 deri në orën 09:45 Mjetet e nevojshme për të garuar janë: një kostum noti (syzet e notit janë gjithashtu shumë të rekomanduara, por jo të detyrueshme), një biçikletë dhe një kokore çiklizmi. Tërheqja e numrave garues do të bëhet pranë çadrës së regjistrimit ngritur pranë digës së liqenit të Farkës. Ju lutemi, që gara juaj të quhet e vlefshme tregoni kujdes në vendosjen e numrave në një vend të dukshëm në trup, në biçiklet dhe te zona e tranzicionit. Mbarëvajtja dhe kohëmatja do të kontrollohet nga gjyqtar profesionist.

Të gjitha informacionet e nevojshme do të përcillen edhe njëher ditën e garës në orën 09:45 përmes një Race Briefing.

Suksese!