Përditësime dhe udhëzime rreth Coronavirus

COVID-19


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo Bashkia e Tiranës logo
19 ℃

02 Prill 2023

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • One Stop Shop
    • Detajet e aplikimit
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Njoftime
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Praktika në Bashki
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Tirana Kreative
    • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
    • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Eventet
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
    • Strolling Tirana
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Stacionet Ecovolis
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Aktivitetet Online
    • Yoga
    • Turne Shahu
    • Ec Vrapo Pedalo
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte
    • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Kontakto Këshilltarët
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata & Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • One Stop Shop
      • Detajet e aplikimit
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Njoftime
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Praktika në Bashki
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Tirana Kreative
      • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
      • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Kultura & Eventet
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Eventet
      • Aktivitete me foto dhe video
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
      • Strolling Tirana
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Stacionet Ecovolis
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Sport
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
    • Aktivitetet Online
      • Yoga
      • Turne Shahu
      • Ec Vrapo Pedalo
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte
      • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Kontakto Këshilltarët
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Trashëgimia Kulturore Materiale

  • Kreu
  • Kultura & Eventet
  • Trashëgimia Kulturore
  • Trashëgimia Kulturore Materiale
Trashëgimia Kulturore Materiale

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Gjurmët e para në Tiranë

    Gjurmët e njeriut në hapësirën ku sot shtrihet qyteti i Tiranës shkojnë pas në kohë. Periudha pre dhe protohistorike përfaqësohet nga vendbanimi i Shpellës së Pëllumbasit e cila i takon periudhës së Neolitit. Materialet e përftuara në këtë shpellë prej arkeologëve kanë dëshmuar se ajo është banuar gjatë periudhës së Neolitit, Eneolitit, Bronzit, Hekurit në shek III-II p.e.s, si edhe në antikitetin e vonë.
    Ndërkohë që fortifikimi më i rëndësishëm prehistorik është kalaja e Tujanit. Përveç datimit përmes mureve rrethues, aty është ndeshur edhe qeramikë prehistorike.
    Veç tyre periudha pre dhe protohistorike përfaqësohet edhe nga piktura shkëmbore e Bovillës dhe nga gjetjet e materialeve arkeologjike në sipërfaqe të Kalasë së Krrabës. 


     

    Tirana nën pushtimin e Perandorisë Romake

    Sa i përket organizimit administrativ nën Perandorinë Romake në fundshekullin I p.e.s. u krijua provinca e Ilirikut e cila përfshinte krahina të Ilirisë Veriore. Ndërkohë që trojet e Parthinëve që mendohet të kenë banuar trevat e Tiranës ishin nën juridiksionin e Provincës së Maqedonisë.
    Më pas me ardhjen në pushtet të Dioklecianit (284-305) u bë një riorganizim administrativ i Perandorisë Romake e cila u nda në 4 prefektura, ku hapësira e Tiranës u përfshi në Prefekturën e Ilirikut, në Provincën e Epirit të Ri me qendër Dyrrahun.


    Tirana pjesë e Perandorisë së Bizantit

    Me shumë rëndësi është ndarja e Perandorisë Romake prej së cilës provincat ilire mbetën nën juridiksionin e Perandorisë së Bizantit, me ndryshimin që tashmë u kthyen në provinca të perandorisë.
    Ndër gjetjet më të rëndësishme të kësaj periudhe mund të përmendim thesarin e Vrapit, që mendohet se ka qenë pronë e një kagani avar, një zbulim i cili nuk është aq i njohur për publikun, siç janë Mozaiku i Tiranës apo kalatë e saj, por është tepër i veçantë dhe me vlera për historinë e qytetit.
    Në provincën e Epirit të Ri prokopi i Çezaresë përmend një kështjellë që quhet Tyrkanos nga e cila rrjedh një nga hipotezat për prejardhjen e emrit Tiranë, por që nuk është lokalizuar. Në kalanë e Kurorës në Selbë, në atë të Tujanit, Pëllumbasit, Skuterës, Shëngjinit, Skrepit, Bastarit, Shtodhrit, Vrapit dhe Dajtit janë gjetur materiale arkeologjike që vërtetojnë se janë banuar në shekullin e V, VI dhe VII. Të së njëjtës periudhë janë edhe Kalaja e Krrabës me disa elemente të sistemit mbrojtës të ndërtuara në Antikitetin e Vonë. E veçanta e kësaj periudhe është ndërtimi i një kulle të veçuar në formë cilindrike me tre kate, aty ku sot gjendet kalaja e Petrelës.  
    Fillimi i sulmeve të normanëve dhe kryqëzatat, njëra prej të cilave solli edhe vetë pushtimin e Kostandinopojës, i kthyen këto krahina në teatrin kryesor të veprimeve luftarake. Shekulli i XII, XIII, XIV i pasuroi këto zona me shumë ndërtime me karakter fetar ku mund të përmendim Manastirin e Shën Mërisë në Bovillë, kishën e Shën Kollit në Priskë të Vogël, kishën e Shën Mërisë në Brar, Manastirin e Shën Ilarionit në Shërminë, Shuksin e Madh (Shën Luka), kishën Eremite në Shkallën e Bovillës, Abacinë e Shën Mauricit në Priskën e Madhe që mendohet të jetë e shek XIII, kisha e Max-harës në Mullet (shek XIII-XIV).
    Familja e cila ka sunduar këto hapësira në këtë kohë, bazuar në zbulimet arkeologjike sidomos në ato të kishës së Shën Mërisë në Brar, ku është gjetur varri i Sebastit Mihal Skura, mendohet se kanë qenë Skurajt gjurmë e të cilëve mendohet të jetë edhe kështjella dhe kisha mesjetare e Shtodhërit në Skurinë e sotme. Kjo trevë besohet se ka qenë pjesë e Principatës së Arbërit, nën kurorën e Arkontit të Madh të Arbërisë “Demetrio Arbanasi principi”. Asokohe këto territore duhet të jenë quajtur Sguria sikurse përmendet në një diplomë të Filipit i Anzhu të Trantit apo në Testamentin dhe kujtimet e Gjon Muzakës më 1360.
    Më pas në 1443 Kruja, Tirana, Petrela dhe zotërimet përreth u çliruan prej trupave të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për t’u rivendosur nën sundimin Otoman pas vdekjes së tij.
    Harta më e vjetër që e paraqet Tiranën për herë të parë me gjuhën e relievit topografik dhe emërtimin Terrana i takon vitit 1689, botuar në Romë nga hartografi Giacomo Cantelli, por 4 qendra të tjera përreth Tiranës përmenden në materialet hartografike duke filluar prej vitit 1400, të cilat janë Priska e Madhe, Kruja, Petrela dhe Shën Gjergji.


    Tirana nën pushtimin Osman

    Tirana moderne u themelua nga Sulejman Pashë Bargjini një sundimtar vendas nga Mulleti, i cili ndërtoi një xhami, një furrë pjekjeje dhe një hamam.
    Gjatë pushtimit Osman u ndërtuan Kështjella e Prezës, Ndroqit dhe Kalaja e Tiranës, Xhamia e Et’hem Beut, varri i Kapllan Pashës si edhe Varri i Nuses në Petrelë.
    Në shekullin e XVIII u ndërtuan ura si ajo e Tabakëve, e Terzive, e Beshirit apo objekte kulti si Xhamia e Vjetër, e Firës, e Kodrës së Kuqe, e Karapicëve, e Reçit si edhe teqeja e Sheh Pazarit, e Sheh Dyrit, e Dervishe Hatixhesë, Namazgjaja etj.  Në të njëjtën periudhë u ndërtua edhe kisha e Shën Prokopit që i takon komunitetit ortodoks.
    Shekulli i fundit i pushtimit Otoman, në rrafshin urbanistik e ndërtimor e gjen Tiranën të përbërë nga dy pjesë kryesore, qendra zejtaro-tregtare dhe ajo e banuar ku mbizotëronin shtëpitë e ndërtuara me qerpiç, aksesorët e tjerë ndihmës dhe oborret e mbushura plot lule.
    Në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, banorët e Tiranës jetonin në banesa tradicionale të tipit “me çardak të mbyllur” dhe ato të quajtura “me qoshk”.


    Pavarësia e Tiranës

    Në 26 Nëntor Tirana shpalli pavarësinë e deklaruar publikisht nga Refik Toptani dhe flamuri u ngrit nga Hamit Bortshi në ndërtesën e nënprefekturës së asaj kohe (sot e njohur si godina e Bibliotekës së Vjetër) dhe ndërkohë përmes Këshillit të Qytetit të Tiranës mandatoi Abdi dhe Murat Toptanin për të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës.
     Ajo ç’ka duhet veçuar në këtë kohë është ardhja e komunitetit të madh dibran që u detyruan të brak-tisnin vatrat e tyre për t’i shpëtuar dhunës serbe. Kjo la gjurmë jo vetëm në karakterin mikpritës të bano-rëve të Tiranës por edhe në toponimet si p.sh “Lagjia e Dibranëve” apo “Lagjia e Pishës”.

    Tirana Kryeqytet

    Në Kongresin e Lushnjes 21-31 janar 1920, Tirana u përfaqësua me Abdi Toptanin dhe Mytesim Këlliçin. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes hyri në Tiranë në 11 shkurt 1920 pas pengesave për të hyrë në kryeqytetin e deriatëhershëm, Durrësin. Këshilli Kombëtar u vendos në godinën ku sot ndodhet Akademia e Shkencave. Hyrja e Qeverisë në Tiranë shënoi edhe shpalljen e saj kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë. Ahmet Zogu dhe njerëzit e tij në parlament ishin mbështetësit kryesorë për shpalljen përfundimtare të Tiranës kryeqytet, të cilën e realizoi në 31 janar 1925. Në mars 1925 me miratimin përfundimtar të Statutit Themeltar të Republikës së Shqipërisë dhe botimin në Fletoren Zyrtare, Tirana u shpall përfundimisht Kryeqyteti i Shqipërisë.
    Misioni tashmë ishte shkëputja nga trashëgimia osmane, shndërrimi në një kryeqytet modern dhe qendër të jetës politike, ekonomike, kulturore e arsimore shqiptare.
    Asokohe Tirana kishte shtatë lagje “Sulejman Pasha”, “Ali Beu”, “Ismail Efendiu”, “Avdulla Beu”, “Lagjen e re”, “Lagjen e Xhamisë së Sherifit” dhe “Tregun”. Nisi ndërtimi i godinave publike, kompleksi ministror i përbërë nga 6 ministri, ndërtesa e Bashkisë, e Bankës Kombëtare Shqiptare, u hartuan planet rregulluese që u zbatuan nga arkitekti italian Florestano de Fausto që u bazua në punën e kolegut të tij Armando Brasini, u hapën rrugë, bulevarde me trotuare, me sistem ndriçimi, si p.sh. Rruga “28 Nandori”, rruga e Durrësit, bulevardi “Musolini” (sot rruga e Kavajës”) rruga “Mbretnore” (sot rruga e “Barrikadave”), rruga Hoxha Tahsim, bulevardi “Zogu I”, etj. Në zonën e Shallvares filloi të merrte jetë Tirana e Re, u hoqën varrezat që ndodheshin pranë xhamive e u ndërtua sheshi i Ministrive njohur si sheshi “Skënderbej” si edhe u rimodelua pjesa e sipërme e Kullës së Sahatit.  U hap lulishtja e parë publike njohur si “Lulishtja Popullore”, në 1923, në sheshin verilindor të godinës aktuale të Kuvendit. U ndërtuan kafene, restorante, hotele, sallone mode dhe vallëzimi, vila moderne që i dhanë një pamje të re qendrës së qytetit. U zhvilluan sipërmarrje private dhe hov mori sektori i hotelerisë.




    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni