Pyetjet më të shpeshta
-
Ku ndodhen sportelet pritëse të Bashkisë Tiranë?
Në adresën: Rruga e Kavajës, Godina 205, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore
-
Cilat janë oraret e funksionimit të sporteleve pritëse të BT-së?
Sportelet e shërbimit punojnë sipas një grafiku pune të përcaktuar, për të realizuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe biznesit, çdo ditë, nga ora 8.30 deri në orën 17.30/18.30 (sipas stinëve), nga e hëna në të premte.
-
A kanë numër kontakti sportelet pritëse?
Bashkia Tiranë ka funksional numrin e gjelbër pa pagesë 0 800 0 888, i disponueshëm në çdo moment (çdo ditë të javës nga e hëna në të djelë, ora 08:00-22:00), i cili shërben për informimin në kohë të shkurtër dhe pa kosto të qytetarëve dhe biznesit, në lidhje me shërbimet publike dhe aktivitetin funksional të Bashkisë Tiranë.
-
Cilat janë oraret e funksionimit të sporteleve pritëse të Njësive Administrative?
Çdo ditë të javës nga e hëna në të premte, përgjatë orarit 08:00-16:00
-
Cilat janë oraret e funksionimit të Zyrave të Gjendjes Civile në Njësitë Administrative?
Çdo ditë të javës nga e hëna në të premte, përgjatë orarit 08:00-16:00
-
Ku ndodhen sportelet fizike të zyrave të gjendjes civile të Njësive Administrative/Lagjeve?
Sportelet fizike të zyrave të gjendjes civile të Njësive Administrative/Lagjeve ndodhen si më poshtë shpjegohet: Bashkia Tiranë Qendër - pranë Bashkisë Tiranë, sheshi "Skënderbej".
Njësia Administrative nr. 1 - pranë Njësisë Administrative nr. 1, që ndodhet në rrugën “Hodo Beg”.
Njësia Administrative nr. 2 - pranë Njësisë Administrative nr. 2, që ndodhet në rrugën “Petro Nini Luarasi”.
Njësia Administrative nr. 3 & 4 - pranë Njësisë Administrative nr. 4, që ndodhet në rrugën “Bardhyl”.
Njësia Administrative nr. 5 - pranë Njësisë Administrative nr. 5, që ndodhet në rrugën “Nikolla Tupe”.
Njësia Administrative nr. 6- pranë Njësia Administrative nr. 6, që ndodhet në rrugën “Llazi Miho”.
Njësia Administrative nr. 7 - pranë Njësisë Administrative nr. 7, që ndodhet në rrugën “Sali Butka”.
Njësia Administrative nr. 8 & 9- pranë Njësia Administrative nr. 9, që ndodhet në bulevardin “Zogu i I”.
Njësia Administrative nr. 10 - pranë Njësisë Administrative nr. 10, që ndodhet në rrugën “Gjon Muzaka”.
Njësia Administrative nr. 11 - pranë Njësisë Administrative nr. 11, që ndodhet në rrugën “Gjergj Legisi”.
Lagjja nr. 12 & Njësitë Administrative Dajt & Shëngjergj - pranë Lagjes nr. 12, që ndodhet në rrugën “Shefqet Kuka”, godina MGB2.
Lagjja nr. 13 - pranë Lagjes nr.13, që ndodhet në rrugën “Rrapo Hekali”.
Lagjja nr. 14 - pranë Lagjjes nr. 14, që ndodhet në rrugën “Mikel Maruli”.
Njësitë Administrative Farkë &Baldushk &Petrelë & Bërzhitë &Krrabë - pranë Njësisë Administrative Farkë, që ndodhet në Lundër, qendër.
Njësitë Administrative Vaqarr & Pezë & Ndroq- pranë Njësisë Administrative Vaqarr, që ndodhet në rrugën "Daut Taku" .
Njësia Administrative Kashar - pranë Njësisë Administrative Kashar, që ndodhet në rrugën "Demokracia".
Njësia Administrative Zall-Herr - pranë Njësisë Administrative Zall-Herr, që ndodhet në Zall-Herr, qendër.
Njësia Administrative Zall-Bastar - pranë Njësisë Administrative Zall-Bastar, që ndodhet në Zall-Bastar, qendër.
-
A mund të aplikoj në sportelet e shërbimit për llogari të një personi tjetër?
Aplikuesi mund t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi.
-
Si mund të ankimoj një gjobë të vendosur nga strukturat e Bashkisë së Tiranës?
Duke u paraqitur pranë sporteleve të shërbimit të Bashkisë Tiranë, nga e hëna në të premte, përgjatë orarit 08:00-17:30/18:30 ose nëpërmjet shërbimit postar, në adresën Bashkia Tiranë, sheshi “Skënderbej”, godina nr. 2, kodi postar 1001, Tiranë.
Në momentin e aplikimit ose nëpërmjet shërbimit postar duhet të paraqisni:
- Kerkesë/Ankesë nga ana e ankimuesit;
- Kartë identiteti e ankimuesit (fotokopje);
- Proces-verbali i gjobes (fotokopje);
- Legjitimiteti i nevojshëm për kryerjen e ankimit;
- Material plotësues ku mbështeten pretendimet e ankimuesit për rastin konkret
-
Ku mund të tërheq përgjigjen për aplikimin tim?
Për të marrë informacion në lidhje me aplikimin tuaj të protokolluar në Bashkinë Tiranë ju duhet të:
• Gjurmoni aplikimin tuaj në faqen zyrtare elektronike të Bashkisë Tiranë [email protected], rubrika "Gjurmo aplikimin", duke shkruajtur numrin e aplikimit tuaj;
• Telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0 800 0888, cdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në orarin 08:00-22:00;
• Paraqiteni pranë sporteleve të shërbimit të Bashkisë Tiranë Në cdo rast ju duhet të deklaroni numrin e aplikimit/protokollit dhe datën e protokollimit aplikimit tuaj.
-
Cilat janë mënyrat për të tërhequr përgjigjen për aplikimin tim për shërbime?
1. Në rast se gjatë aplikimit keni deklaruar adresën e saktë përgjigjen do t'ju dërgohet nëpërmjet shërbimit postar.
2. Në rast se adresa e deklaruar nuk është e plotë përgjigjen mund të paraqiteni fizikisht në sportelet e shërbimit në adresën: Bashkia Tiranë, sheshi "Skënderbej", nd. 2, kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri, duke paraqitur formularn e aplikimit ose ID-në tuaj.
-
Si mund të pajisem me një certifikatë nga arkiva e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë?
Për pajisjen me certifikatë historike nga arkiva e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë duhet të aplikoni në portalin qeveritar e-albania.
Nga data 01.10.2023 ky shërbim ofrohet vetëm nëpërmjet portalit e-albania duke plotësuar saktë të gjithë informacionin e kërkuar për certifikatat historike.
Certifikata përgatitet brenda 3 ditëve pune kalendarike.
Përjashtim nga ky rregull do të përbëjnë vetëm shtetasit e huaj, të cilëve u është mbajtur akti në zyrat e gjendjes civile. Këto raste pajisen me certifikate duke u paraqitur në sportelet e gjendjes civile në Bashkinë e Tiranës.