Vullnetarët

Unë jam Entela Gjyla, pjesë e rrjetit të Vullnetarëve të Bashkisë së Tiranës. Të punuarit bashkë me të tjerë për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë apo për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, është mënyra më e mirë ku të gjithë të rinjtë mund të zhvillojnë dhe zbulojnë aftësitë e tyre . Të qenit pjesë e Rrjetit të Vullnetarëve të Bashkisë Tiranë është shumë e rëndësishme për mua dhe do vazhdoj të jem pjesë në çdo nisëm që do ndërmerret.
Unë jam Tahir Batalli, student pranë universitetit “Marin Barleti” për shkenca politike. Ndonëse vij nga Lura, nuk hezitova që të jem vullnetar në Bashkinë e Tiranës, pasi është një eksperiencë fantastike, ku ke mundësi që të shikosh shumë fytyra të buzëqeshura dhe të ndjesh kënaqësi për punën që po bën. Prandaj i falenderoj të gjithë ata që më dhanë shansin të punoj dhe të bëj atë që më pëlqen më së shumti, të qenit vullnetar i qytetit tim ku unë tashmë jetoj
Unë jam Keivin Rasa dhe vazhdoj studimet për Hidroteknikë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Si një banor i qytetit të Tiranës, e ndjej si obligim të ndihmoj sado pak për qytetin tonë. Për këtë arsye jam bashkuar me grupin e vullnetarëve të Bashkisë së Tiranës, në një përpjekje të përbashkët për ta bërë jetën tonë më të bukur, bashkë me qytetin tonë.
Unë jam Jonida Davidhi, studente e nivelit master për “Etika në institucione dhe lidership”, dega Filozofi. Arsyeja perse jam vullnetare në Bashkinë e Tiranës është për të kontribuar në zhvillimin e qytetit dhe gjithashtu e shoh si një mënyrë për të mësuar më shumë rreth qytetit ku jetojmë.
Unë jam Julian Sopaj, 20 vjeç, lindur e rritur në Kamëz dhe studioj në degën Administrim Biznesi në Universitetin Mesdhetar të Tiranës. Prej më shumë se tre vite e gjysmë jam vullnetare jo vetëm në Bashkinë Tiranë, por dhe në disa organizata të tjera. Pavarësisht vështirësive që mund të ketë çdo person, besoj se për të bërë diçka duhet dëshira e mirë dhe pse jo një shtytje nga dikush tjetër. Unë u bëra pjesë e Bashkisë Tiranë e cila i mbështet vullnetarët . Prandaj dhe çdo bashki duhet të marrë shembull nga Tirana se si të trajtojë të rinjtë vullnetarë e t’i mbështesë.
Unë quhem Klea Dhima. Kam mbaruar studimet Bachelor për Filozofi dhe studimet Master për "Etikë në Institucione dhe Lidership". Vullnetarizmin e kam parë si një mundësi të mirë për të investuar tek vetja duke fituar eksperienca të reja dhe njëkohësisht duke kontribuar për qytetin në të cilin jetoj.
Quhem Klark Kodra dhe vijoj studimet për "Ekonomi ndërmarrjeje". Biçikleta e libri janë dy miqtë e mi që më shoqërojnë gjithmonë. Jam skaut, vullnetar në kauza e aktivitete të shumta dhe i apasionuar pas udhëtimeve. Në shumë momente është e rëndësishme të japim një dorë në përmirësimin e kësaj shoqërie duke shtrirë dorën ndaj të tjerëve për t’i ndihmuar. Mbi të gjitha, duke shijuar gjithçka.
Unë jam Amos Huta, student i vitit të parë Bachelor në degën Software Engineering, Canadian Institute of Technology. Dy janë parimet themelore në punën time si vullnetar: 1- Bëju të tjerëve atë që të tjerët do doje të të bënin ty; 2- Çfarë të mbjellësh, do të korrësh.
Quhem Resul Resulaj, jam 25 vjeç dhe më pëlqen të bëj një jetë aktive dhe dinamike në shërbim të komunitetit. "Mendo globalisht dhe vepro lokalisht" ishte shprehja që më bëri të kuptoj dimensionet e vetes dhe të përfshihem në vullnetarizëm. Nuk mund të rrimë në pozita pritëse për çdo gjë nga institucionet, por jemi pikërisht ne që duhet të japim shembullin të parët.
Unë quhem Dosti Banushi, student i vitit të parë Bachelor, në degën Shkenca Politike tek Fakulteti i Shkencave Sociale. Sikur të gjithë të ndihmojmë njëri-tjetrin, padyshim do jetonim në një bote më të mirë. Ndaj dhe unë ndihmoj me punë vullnetare, për ta bërë Tiranën një qytet më solidar dhe të gjithë ata që ndihen të vetmuar prej fatit, të mos ndihen vetëm prej shoqërisë!
Jam Bleona Lila dhe studioj për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Pjesëmarrja në rrjetin e vullnetarëve është zgjedhja më e mirë që kam bërë. Arrita të prek nga afër një realitet më ndryshe nga ai që kisha krijuar dhe po mundohem të ndërgjegjësoj komunitetin ku unë jetoj duke promovuar të drejtat e njeriut për të thënë që të gjithë jemi të barabartë. Unë nuk besoja në ndryshimin që mund të vinte nga vullnetarizmi, por me punë dhe dëshirë, tani shumë gjëra janë ashtu siç i dua. Shikoj një komunitet më të ndërgjegjshëm dhe ambient më të pastër.
Unë jam Nexhat Limani, me origjinë nga Dibra, student në vitin e tretë Bachelor, dega Punë Sociale pranë Universitetit të Tiranës. Kam zgjedhur të jem vullnetar pranë Bashkisë së Tiranës, pasi e shoh si një mundësi ku të gjithë mund të kontribuojmë për të mirën e kryeqytetit, pse jo dhe për t’u treguar solidar edhe me qytetet e tjera. Dua të ndihmoj njerëzit dhe kjo është arsyeja që në të ardhmen dua të jem një punonjës social.
Quhem Aledia Lumani, studente në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Informatikë Ekonomike. Vullnetarizmi të jep mundësinë për të ndryshuar gjërat, për të ndryshuar jetën. Unë e bëj këtë për të promovuar të mirën, për të ndikuar sado pak në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetit dhe për të promovuar vlerat njerëzore. Nuk ka asgjë më të fortë se zemra e një vullnetari dhe unë jam e bindur se njerëzit që bëjnë punë vullnetare, janë të përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive.
Jam Arjan Bakushi dhe studioj 'Mbrojtje Bimësh'. Kohën e lirë e kaloj me shoqërinë time dhe duke u marrë me aktivitete sportive. Më pëlqen të lundroj në internet dhe të vizitoj vende te reja. Mendoj se të gjithë duhet të kontribuojmë për të përmirësuar vendin tonë dhe pikërisht ky është shkaku që unë jam bërë pjesë e Rrjetit të Vullnetarëve duke marrë pjesë në shumë kauza dhe aktivitete të shumta kur bëhet fjalë për t’i dhënë një avantazh sa më të mirë qytetit ku une jetoj.
Unë quhem Rrahim Jata nga Kukësi, por prej 17 vitesh që unë dhe familja ime jetojmë në Tiranë, ku jeta është mjaft dinamike krahasuar me qytetet e tjera. Prej tre vitesh jam tashmë pjesë e “Green Line Albania”. Dikur një vullnetar i angazhuar me dëshirën për të bërë një ndryshim sado të vogël në qytetin apo vendin tim, sot ndihmoj në koordinimin kombëtar të aksioneve dhe nismave tona dhe vizioni është për një ndryshim në të gjithë botën. Të jesh vullnetar nuk është profesion, por siç themi ne në “Green Line Albania” , akti i fundit i demokracisë është vullnetarizmi. Në bashkëpunim me Bashkinë kemi bërë disa nga aktivitetet që nuk janë parë kurrë më parë ne vendin tonë, dhe të gjithë ndjehemi mirë kur gjëra pozitive ndodhin dhe kur shpërblimet tona janë fytyrat e lumtura të qytetarëve.
Unë jam Kejsi Dobi, studente e vitit të parë në Fakultetin e Drejtësisë. Ndryshim vjen vetëm nëpërmjet nesh. Prej një viti jam vullnetare në Bashkinë e Tiranës, ku kam përfituar shumë. Një eksperiencë, ku kam njohur vlerën e punës dhe prekur nga pranë realitetin. Mësova të jem më e përgjegjshme dhe më e ndërgjegjshme për mjedisin dhe ambientin që më rrethon. Të jesh vullnetare për mua nuk është zgjedhje, është një detyrë morale e të gjithëve ne.
Quhem Elda HASA nga zona e Lundrës, studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi Industriale dhe Mjedisore. Zgjodha të jem vullnetare në Bashkinë e Tiranës për t'i treguar vetes, familjes dhe miqve se vendi dhe shoqëria jonë nuk kanë asgjë më pak se vendet e shoqëritë e tjera, nëse të gjithë ne sëbashku japim sado pak nga kontributi ynë. Të qenit vullnetar më ka rritur ndjenjën e solidaritetit, përkushtimit ndaj punës, optimizmin, pozitivitetin, frymën e bashkëpunimit si dhe dashurinë e shpresën për përmirësimin e vendit.
Unë jam Giulia Dajci , e apasionuar pas fotografisë. Përmes fotove të mia përpiqem të pasqyroj jetën e përditshme, me gjithë dimensionin e saj, qoftë aspektet pozitive dhe ato negative, duke shpresuar në ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për të ndihmuar sadopak në vazhdimësinë e suksesshme të Shqipërisë tonë.
Quhem Arant Markaj, dhe studioj në Fakultetin e Drejtësisë. I jam bashkuar rrjetit të vullnetarëve të Bashkisë së Tiranës pasi besoj në kauzat dhe aktivitetet e shumta të organizuara. Besoj se nuk është kurrë vonë të kesh një zemër të pasur e të shtrish dorën për ndihmë mbi ata që kanë nevojë. Momenti që i shikon ata të buzëqeshur, është një nga momentet e mia më të lumtura.
Jam Grejsi Bixhi, student. Gjithmonë jam angazhuar me shoqërinë civile duke kontribuar në çdo nismë në dobi të komunitetit. Të jesh pjesë e Rrjetit të Vullnetarëve të Bashkisë Tiranë është një eksperiencë e shkëlqyer jo vetëm për të dhënë kontributin tënd, por edhe për të mësuar më shumë nga njerëzit dhe qyteti yt.
Unë jam Behare Kordhakaj dhe kam studiuar për Master Punë Sociale në Profilin “Organizim Komunitar”. Nga puna vullnetare gjithmonë kam fituar miq të mirë, eksperiencë, vlerësime, edukim dhe shumë buzëqeshje.
Unë jam Uendi Belba, studente në degën Gjuhë-Letërsi. Dëshira e mirë për të kontribuar në qytetin tim, për të qenë pjesë aktive e çdo nisme të ndërmarrë dhe të organizuar nga Bashkia e Tiranës, më shtyu që të bëhem pjesë e vullnetarëve. Të shohësh çdo ditë ndryshime pozitive në qytetin tënd dhe të jesh ti një prej atyre që po përpiqen për këtë, është një ndjesi mjaft e bukur. Do t’ju ftoja të gjithëve të na bashkoheni në këto eksperienca kaq të bukura.
Si shumë bashkëmoshatarë të mi në gjimnazin “Sami Frashëri”, edhe unë Andi Bozgo vendosa që t’i bashkohem rrjetit të vullnetarëve të Bashkisë. Për mua, vullnetarizmi është një ndër vlerat thelbësore njerëzore. Të japësh ndihmën tënde, sado të vogël kundrejt një kauze më të madhe se vetja, është ajo që na bën human.
Unë jam Devis Nikolla, student për Informatikë Ekonomike dhe aktualisht punoj në një zyrë Marketingu dhe Web Developer. Kam marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, ku përgjatë tre viteve të fundit kam qenë zëri zyrtar i shumë koncerteve të, si p.sh: Tirana Art Fest , Maratona e Tiranes, Festa e Muzikes, etj. Por një vëmendje i kam kushtuar edhe pjesëmarrjes në nisma bamirësie, organizime studentore ose duke kontribuar për prodhime muzikore për artistët e rinj. .
Unë jam Silvana Nikollaj. Nëpërmjet vullnetarizmit mund të vësh në provë idetë dhe talentet që posedon, përpos edhe zhvillon aftësi të reja. Aftësitë e fituara gjatë vullnetarizmit mund t’i shfrytëzosh në jetë, gjatë studimeve dhe karrierës tënde dhe pse jo duke u bërë gjithashtu një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë. Është një rrugë e mirë të njohësh njerëz altruist dhe të zësh shoqëri të re. Një plus tjetër është se të mundëson pjesëmarrje në aktivitete interesante duke vënë në lëvizje ide të reja
Unë jam Egzon Avdiaj, nga Tropoja, student në Akademinë Profesionale Elita. Prej 5 vitesh jam angazhuar si vullnetar dhe aktivist i EcoVolis si dhe jam një nga vullnetarët e Bashkisë Tiranë. Do të vijoj të jem me pasion dhe vendosmëri pjesë e Rrjetit të Vullnetarëve, pasi besoj se qyteti jonë ka gjithmonë nevojë për më shumë shpirt vullnetarizmi. Thirrja ime për të gjithë të rinjtë është që të na bashkohen dhe të na japin edhe ata një dorë për qytetin që ne duam
Unë jam Katia. Vullnetarizmi është prirja ime e natyrshme. Më pëlqen të dhuroj kohë dhe energji për kauza të bukura e të drejta. Kam kontribuar në vullnetarizëm nga klasa e 6-të e deri tani që jam maturante. Kam qenë dhe jam vullnetare në shumë shoqata mjedisore, si ANEP, ECOVOLIS, etj. Vitet e fundit jam vullnetare edhe e Kryqit të Kuq. Të jem vullnetare e Tiranës për mua është nder sepse kontriboj për qytetin të cilit i përkas.