Menu
Bashkia e Tiranës logo
2 ℃

18 shkurt 2019

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata dhe Qytetarët
  • Kultura dhe Eventet
  • Turizëm
  • Ekonomi dhe Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata dhe Qytetarët
  • Kultura dhe Eventet
  • Turizëm
  • Ekonomi dhe Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Foto Galeri
    • Publikime
    • Njoftime për shtyp
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Praktika në Bashki
  • Kultura dhe Eventet
    • Prioritete
    • Thirrje për aplikime
    • Aktivitete me foto dhe video
    • Kalendari i festave
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Trafiku
    • Stacionet Eco Volis
    • Mobike
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Situata aktuale në Tiranën Rurale
    • Tregues makroekonomikë kombëtarë dhe vendorë
    • Suport dhe këshilla
    • Histori Suksesi
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
    • Përgatit dokumentat tatimore
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
    • Biznesi Social
    • Ëngjëjt e biznesit
  • Transperencat
    • Buxheti
    • Programi Buxhetor Afatmesëm 2016-2018
    • Programi Buxhetor Afatmesëm 2018-2020
    • Open data
    • KET
    • Programi i transparencës
  • Zëri yt
    • Forum
    • Propozime
    • Anketime
    • Financim Projektesh
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës
  • Administrata dhe Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Foto Galeri
      • Publikime
      • Njoftime për shtyp
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Praktika në Bashki
  • Kultura dhe Eventet
    • Kultura dhe Eventet
      • Prioritete
      • Thirrje për aplikime
      • Aktivitete me foto dhe video
      • Kalendari i festave
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Trafiku
      • Stacionet Eco Volis
      • Mobike
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
  • Ekonomi dhe Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Situata aktuale në Tiranën Rurale
      • Tregues makroekonomikë kombëtarë dhe vendorë
      • Suport dhe këshilla
      • Histori Suksesi
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
      • Përgatit dokumentat tatimore
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
      • Biznesi Social
      • Ëngjëjt e biznesit
  • Zëri yt
    • Transperencat
      • Buxheti
      • Programi Buxhetor Afatmesëm 2016-2018
      • Programi Buxhetor Afatmesëm 2018-2020
      • Open data
      • KET
      • Programi i transparencës
    • Zëri yt
      • Forum
      • Propozime
      • Anketime
      • Financim Projektesh
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Trashëgimia dhe shndërrimi arkitekturor në Tiranë

  • Kreu
  • Turizëm
  • Historiku i Tiranës
  • Trashëgimia dhe shndërrimi arkitekturor në Tiranë
Trashëgimia dhe shndërrimi arkitekturor në Tiranë

    E-mail nga kryetari

    Regjistrohu për të marrë një e-mail të përmuajshëm nga Kryetari i Bashkisë - të rejat më të bukura të Tiranës direkt në inbox-in tuaj.

    Të dhenat tuaja janë të sigurta, lexoni Politikat e Privatësisë



    ×

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Qyteti i Tiranës ka një histori modeste në krahasim me shumë metropole evropiane, por nga ana tjetër ai meriton një vëmendje të veçantë jo vetëm sepse është kryeqyteti shqiptar, por edhe për faktin se ai ilustron një nga modelet e veçanta të zhvillimit urban në Evropë.
    Gjatë shekujve XVII – XIX të dhënat tregojnë se ka patur një rritje të vazhdueshme të qytetit duke zgjeruar hapësirat e qendrës zejtaro - tregtare të qytetit, pazarin e tij dhe duke rritur ndërtimet fetare dhe shoqërore.
    Tirana në rrafshin urbanistiko – ndërtimor formohej prej dy njësish: qendrës zejtaro – tregtare dhe asaj të banuar. Kjo ndarje bëhej prej zhvillimit ekonomiko – shoqëror që kishtë marrë zona.
    Në 11 shkurt të vitit 1920, në Kongresin e Lushnjës, Tirana u vendos të bëhej kryeqyteti i përkohshëm i Shqipërisë, por statusin e saj përfundimtar si kryeqytet e mori në 31 janar 1925.
    Në vitin 1923, arkitektët dhe inxhinierët austriakë zhvilluan Planin e parë Rregullues të Qytetit. Edhe pse nuk ishte shumë i suksesshëm në aspektin e fizibilitetit, plani çoi në hapjen dhe zgjerimin e rrugëve kryesore të qytetit. Në vitin 1924 (periudha e ardhjes në pushtet të Zogut) u vendos një plan rregullues i qytetit të Tiranës dhe për këtë u zgjodh një arkitekt italian Armando Brasini nga Roma. Në momentin që Brasini erdhi në Tiranë ai vendosi të ndërtojë qendrën e re administrative por njëkohësisht krijoi dhe Tiranën e Re duke projektuar aksin e bulevardit që kemi sot. Ky aks që projektoi Brasini u orientua në mënyrë të tillë që të bënte sa më pak dëmtime, ai shpëtoi xhaminë e Et’hem Beut; kishën që bënë vllehët në qytet por sakrifikoi kishën e vjetër të Shën Porkopit; xhaminë e Karapicëve që qendër të qytetit.
    Ndryshime të tjera erdhën në Tiranë por këtë herë me arkitekt Florestano di Fausto i cili filloi konceptimin për sheshin e Ministrive që ishte relativisht i vogël dhe kishte drejtimin veri – jug dhe jo lindje – perëndim sic do ta bënte më vonë Gerardo Bosio. Në atë periudhë për herë të parë kemi një legjislacion evropian mbi urbanistikën dhe u aplikuan të njëjtat ligje si në Itali qoftë për shpronësimet, lejet e ndërtimit, etj.
    Evolucioni i banesës tiranase fillon me një ngrehinë në një ambjent të vetëm, shtëpinë e zjarrit. Shembulli më i spikatur është vila e Sali Shijakut. Në disa raste ky ambjent shoqërohej me hapësira hajati dhe mbi të ndodhet çardaku pra dy katesh.
    Banesa tiranase me rritjen ekonomike të Tiranës rreth shek. XIX iu nënshtrua ndryshimeve në kompozim, trajtim arkitekturor dhe dekorativ, një vlerë kjo e rëndësishme e kulturës shqiptare. Vilat në Tiranë rreth viteve ‘20 – ‘30 kanë ofruar tendenca stilistike të shumëllojshme. Arkitektët dhe artistët i kanë ofruar në këtë periudhë familjeve tiranasve më të mirën e eksperiencës së tyre teknike dhe krijuese.
    Në zonës e Tiranës historike krahas banesave tradicionale të ndërtuara në mënyrë spontane nga mjeshtra popullorë bënin pjesë dhe vila të arkitekturës moderne.
    Fundi i Luftës së Dytë Botërore solli qeverinë komuniste në pushtet në Shqipëri. Sistemi komunist diktatorial ishte shumë i centralizuar dhe prirej drejt fillimit të operacioneve urbane që injoronin pronësinë private, me arkitektët dhe planifikuesit e qytetit që gëzonin "lirinë" e revolucionarëve dhe transformonin gjithçka.
    Influenca sovjetike vjen me një plan urbanistik të vitit 1957 së bashku me specialistët shqiptarë ku u ndërtuan blloqe pallatesh dhe ndërmarrje industriale si Kombinati i Tekstileve “Stalin”.
    Plani urbanistik që rezistoi deri nga vitet 2000 sidomos për rrjetin rrugor ishte ai i vitit 1990.
    Plani i Ri urbanistik Tirana 2030 është vepër e arkitektit italian Stefano Boeri. Koncepti i peizazhit të TR030 është kulturor, social dhe gjeopolitik. Tirana është një qendër gjeopolitike e shekullit XX, epiqendra historike e të cilit është boshti qendror i qytetit “Bulevardi kryesor monumental’’ i krijuar me planin e vitit 1925 të Armando Brasinit, e cili e përshkon qytetin nga veriu në jug.


    Bibliografi:
    1. Dossier “Art & Trashëgimi” – maj 2012, nr. 4
    2. Vera Bushati - “Vilat e Tiranës”, Tiranë 2012
    3. Artan Shkreli - “Zhvillimi i qytetit të Tiranës”, Tiranë 2016


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Na Kontaktoni